Hajnat futën në xhaminë e Kishnarekës, vjedhin 500 euro dhe shkaktojnë dëme të mëdha, imami denoncon rastin në polici

Imami i xhamisë së Kishnarekës së Drenasit, ka raportuar në polici se persona të panjohur me forcë kishin depërtuar brenda objektit dhe nga arka që mblidhen paratë për bamirësi, kishin vjedhur 500 euro.
Sipas imamit, vlera e demit të derës së objektit arrin rreth 970 euro, transmeton DrenicaOnline.
Rasti i vjedhjes së rëndë ka ndodhur të premtën rreth orës 04:00.
Nuk raportohet për të arrestuar ndërsa rasti është duke u hetuar./DrenicaOnline/
.
.