Qeveria e Malit të Zi uron qytetarët e Kosovës për liberalizim të vizave

Pasi që na ka ndihmuar të dalim nga kriza, Qeveria e Malit të Zi, në mënyrën më miqësore të mundshme i ka uruar qytetarët e Kosovës për mundësinë e liberalizimit të vizave
Pajtimi për t’i dhënë rrugë Marrëveshjes së Demarkacionit, erdhi pas vizitës dyditore të kryeministrit të Malit të Zi, Dushko Markoviq.
Përgëzojmë miqtë tanë, Hashim Thaçin, Ramush Haradinajn, Kadri Veselin, si dhe qytetarët e Kosoves për liberalizimin e vizave. Ne kemi bërë punë të shkëlqyeshme në interes të qytetarëve të vendeve tona”, shkruajnë nga Qeveria e Malit të Zi.
Në një konferencë të përbashkët për media, të kryeministrit Markoviq dhe Haradinaj, kryeministri malazias tha se do të tregojnë edhe një herë se sa miqësorë janë ndaj Kosovës, duke u ndihmuar rreth Demarkacionit, edhe pse Mali i Zi e ka ratifikuar në Kuvendin e tij.

Ndërsa sot, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka zbuluar para gazetarëve Marrëveshjen e përbashkët për Demarkacionin, me Presidentin e Mali të Zi.
Gjithashtu edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka mirëpritur deklaratën e përbashkët në mes të dy presidentëve, Thaçi dhe Vujanoviq. Ai thotë se kjo Marrëveshje në formën e aneks-marrëveshjes “si instrument ligjor obligativ ndërkombëtar, i jep epilog një paqartësie dhe ndarjeje të gjatë në shoqërinë tonë”.