Del në qarkullim pulla postare e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Për nder të shënimit të dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2018, në qarkullim postar do të vihet emisioni i pullës postare me titull “10-Vjetori i Pavarësisë”.

Kjo pullë postare në imazhin e saj mbart kopjen e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës me simbolet e tjera shtetërore, njofton Klan Kosova.

Ndërsa në aspektin moral, përmes saj pasqyron sukseset e shtetit, posaçërisht talentin e të rinjve kosovarë në gara të ndryshme nga fusha e kulturës dhe sportit.

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë