Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër në Drenas

Reduktimet e energjisë elektrike në Drenas po vazhdojnë. Sipas njoftimit zyrtar të KEDS më 14.02.2018 në NS 35/10 kV Drenas do të ndërprehet:
Dalja 10 kV Shtrubullova (Kodi:16021004) prej orës 11:00 deri në ora 14:00
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Shtrubullovë, Krajkovë, Domanek, Baicë, Tërdevc, Obri.
Arsyeja e ndërprerjes: Vendosja e shtyllës 12m për revizionimin e Daljes 10 kV.
Ndërsa më 15.02.2018 në NS 35/10 kV Drenas do të ndërprehet:
· Dalja 10 kV Drenasi 3 (Kodi:16021003) prej orës 10:00 deri ne ora 14:00.
Gjatë kësaj kohe pa furnizim me energji elektrike do të mbesë: Drenasi (një pjesë) dhe Qendra Zejtare- Lokalet.
Arsyeja e ndërprerjes: Kyçja e TSB 400 kVA.