Në 10 vjetorin e Pavarësisë prezantohen produkte vendore

Në kuadër të manifestimit të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Oda Ekonomike e Kosovës organizon konferencë me akterët relevantë për të shpalosur të arriturat dhe sfidat e dekadës së pavarësisë.

Ky aktivitet do të organizohet nën patronatin e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Pjesë kryesore të këtij aktiviteti do të jenë diskutimet nga bartësit kryesorë të institucioneve të Kosovës, ndarja e medaljeve presidenciale për ndërmarrjet me kontributin më të madh në punësim, buxhet dhe eksport, si dhe ekspozita e prodhimeve vendore.

Në këtë aktivitet, përveç ekspozimit të produkteve kosovare, do të prezantohet një raport i shkurtër mbi sfidat e eksportuesve kosovarë në tregun vendor dhe atë të jashtëm.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë