Drenasi po ndryshon/ 4.5 milionë euro nga Granti i Performancës për ndërtimin e sheshit “Fehmi e Xhevë Lladrovci” (Foto)

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka nënshkruar marrëveshjen me ministrin e MAPL-së, Elbert Krasniqi dhe menaxherin e projektit DEMOS, Ertan Munoglu, për mbështetje financiare të projektit “Ndërtimi dhe Zgjerimi i Sheshit Fehmi dhe Xhevë Lladrovci” në Drenas nga skema e Grantit për Performancë Komunale.

Ky projekt do të bashkëfinancohet nga Ministria e Administrimti të Pushtetit Lokal, projektit DEMOS dhe Komunës së Drenasit, dhe vlera totale për realizimin e këtij projekti është 4,492,660.60 euro. MAPL do të ndajë shumën prej 616,388.80, DEMOS shumën prej 1,118,387.08 dhe Komuna e Drenasit vlerën prej 2,457,884.72.

Këto mjete për realizimin e këtij projekti, nuk do të shpenzohen nga buxhet i përgjithshëm komunal, por janë mjete të fituara nga Granti i Performancës Komunale, ku Komuna e Drenasit në nivel vendi, ka fituar vendin e parë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë