Mos u nisni për Prishtinë, aksidenti bllokon rrugën në Fushë Kosovë (Foto)

Një aksident trafiku në mes dy veturave ka ndodhur në rrugën Pejë-Prishtinë, saktësisht në Vragoli të Fushë Kosovës.
Kolona e veturave është bërë e gjatë ndërsa në vendin e aksidentit është parë edhe autoambulanca, raporton DrenicaOnline.
Policia rrugore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke u marrë me rastin.
Ende nuk ka informacione për viktima ndërsa dëmet e materiale janë të konsiderueshme./DrenicaOnline.