Vedati dhe Xhuli kanë pasur debate edhe mbrëmë në “prime”-in e Big Brother Vip Kosova.
Këto debate erdhën pas disa materialeve që u transmetuan, ku dy banorët shihen duke debatuar edhe gjatë javës.
Këtu ndërhyri edhe Stresi i cili deshi të reagonte pasi u shpreh se ishte përmendur.
Por reperi ka habitur me deklaratën e tij për Xhulin.
“Duan të më largojnë, por unë nuk largohem dot më nga Xhuli”, ka thënë Stresi.
Stresi dhe Xhuli kanë krijuar tashmë miqësi mes tyre.