“Nuk jena njoftë ma herët me viktimën” dëshmitë tronditëse të vrasjes së 41 vjeçarit në Fushë Kosovë

Arsim Hamiti 41-vjeçar është privuar me thikë nga jeta të dielën në rrugën “Pjetër Budi” në Fushë Kosovë. Lidhur me rastin janë ndaluar dy persona të dyshuar, A.M., dhe L.B., të dy nga 26 vjeç.

Shefqet Hasimi, avokati i L.B., i dyshuar për vrasjen e 41-vjeçarit Arsim Hamiti ka treguar versionin e 26-vjeçarit se çfarë tha ai në stacionin policor për vrasjen e mbrëmshme. Sipas të dyshuarit L.B., ai dhe shoku i tij A.M., nuk janë njohur më parë me viktimën, raporton Express.

I dyshuari, ka deklaruar në stacionin policor se viktima kishte tentuar ta hapte në parking veturën e tij të marrë me qera dhe sipas tij, kur e ka parë këtë ngjarje e ka thirrë shokun e tij dhe e kanë takuar viktimën ku pas përleshjes fizike ngjarja ka përfunduar me vrasjen e 41-vjeçarit.

Versionin e të dyshuarit e ka treguar avokati i tij, Shefqet Hasimi.

Sipas deklarimit të tij ky e ka marrë një veturë me qera edhe e ka lënë në parking ka thënë e kam pa një person duke tentuar me hap derën edhe ka ikë nga vendi i ngjarjes, ky e ka thirrë shokun e tij, hajde se kam problem me njërin, ai prej Orlloviqit ka ardhë shpejt e shpejt janë bë bashkë, qysh ka deklaru e kanë pritë rreth 20 minuta derisa u dalë në një rrugë, ju kanë lëshu me një veturë, janë fjalos janë grushtu, edhe ai (shoku i tij) e ka nxjerr thikën e ka mbyt në vend. Ai qysh tha sjemi njoftë më herët, rastësisht ka ndodhë. Ashtu është deklaru”, tha avokati Hasimi.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë