Njëri në burg e tjetri bëri vetëvrasje, si funksiononte skema “Option 888” që pati “Call Center” edhe në Kosovë

Një operacion i policisë ukrainase ka vënë në pranga dy personazhet kryesore që dyshoheshin për krim përmes skemës “Option 888”, izraelitin Gal Barack dhe gjermanin Uve Lenhoff. Lenhoff, është raportuar se ka kryer vetëvrasje derisa ishte në burg.

Platforma amerikane për shërbime të inteligjencës financiare, FinTelegram ka raportuar në vazhdimësi për këtë dhe platformat e tjera që ata i klasifikonin si skema mashtrimi. Dhe, në raportimet e tyre të shoqëruara edhe me grafika se si funksionoi për një kohë të gjatë “Option 888” në vazhdimësi ata kanë përmendur emrat e dy kosovarëve: Betim Tasholli e Azem Spahiu.

Por, si funksiononte mashtrimi në të cilin pjesë e rëndësishme e grupit ishin edhe dy kosovarët, njëri i dënuar në Gjermani e tjetri ende në liri në Kosovë?

Sipas platformës amerikane “FinTelegram”, deri në pranverën e vitit 2019, faqja e mashtrimit online “LottoPalace” u ishte vënë pas viktimave gjermanisht-folesë.

Sipas hetimeve, mashtrimi funksiononte me thirrje nga Banda thirri të moshuarit beqarë në Gjermani dhe u sugjeroi atyre një fitim llotarie prej disa qindra mijëra eurosh. Për të marrë fitimet e supozuara, viktimat fillimisht u bindën të paguanin tarifat e bëra për shpërndarjen e çmimit, të tilla si tarifat e transportit, sigurimit ose noterit. Për rrjedhojë, viktimat transferonin para jashtë vendit, dërgonin kode e-cash, kupona blerjesh për portalet e mëdha të internetit ose dhe kursime personale.

Platforma Fin Telegram ka ndërtuar edhe me ilustrime skemat se si funksiononte ky krim, që ndërlidhet me aferën tashmë të njohur si rasti Veltyco.

Sipas raportimeve të kësaj platforme shumëçka del në shesh kur shikohet platforma e bastoreve “Bet 90”.

Kjo pasi që “Bet 90 Sports Limited” është një kompani e regjistruar në Maltë dhe 100% në pronësi të Quasar Holdingse cila është gjithashtu e regjistruar në Maltë e ku 51%  të aksioneve i ka nga Veltyco Ventures dhe kështu kontrollohet nga Veltyco Group . Përveç Quasar Holdings , kosovari Betim Tasholli ishte i regjistruar në Regjistrin Komercial Maltez si përfaqësues i një aksionari të “Bet 90 Sports”.

Betim Tasholli konsiderohet si një i besuar i ngushtë i Uve Lenhoff dhe ka zhvilluar aktivitete të gjera për të në Ballkan. Sipas Lenhoff, Betim Tasholli ishte gjithashtu aksionar në Lensing Management e regjistruar në Ishujt e Virgjër Britanikë, i cili nga ana tjetër është aksionari kryesor i Veltyco Group. Sipas Lenhofit, Tasholli u bë a aksionar i Lensing Management gjatë një transaksioni financiar me biznesin në Kosovë.

Hulumtimet zbulojnë se Kosova ishte madje në hartën e njërit nga mashtrimet më të mëdha me këtë biznes: “Option 888”.

Për skemën e mashtrimit ku u kapën “Call Center” të lidhura me skemën “Option 888”, një rast i madh u ngrit edhe në ShBA ku me aktakuzë përfunduan 15 persona për një mashtrim që ishte mbi 140 milionë dollarë.

Procese penale për këtë skemë, ku të përshirë janë edhe së paku dy kosovarë, ka pasur edhe në shumë vende të tjera./Insajderi/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë