DRENAS/ Pamjet e shëmtuara zëvendësohen me pamje të ambienteve të rehatshme për mësimdhënie dhe mësimnxënie

Komuna e Drenasit ka filluar nëpërmjet dëgjimeve buxhetore në secilën bashkësi lokale të bëjë identifikimin e nevojave të qytetarëve në komunën tonë.
Nëpërmjet dëgjimeve buxhetore nëpër bashkësitë lokale janë përzgjedhur prioritetet ku do të zhvillohen projekte kapitale për qytetarët tanë.
Një e tillë është edhe në shkollën e fshatit Tërdec ku është bërë ndërhyrja në renovimin e klasëve të kësaj shkolle.
Falënderojmë qytetarin Ramadan Ramaj për publikimin e gjendjes së klasëve para dhe pas ndërhyrjeve në renovim të tyre.
Mbetemi të përkushtuar të punojmë shumë të rregullojmë mirëqenien e gjithë qytetarëve tanë.
Ditë të mira po na presin!