Hashim Thaçi, ky president i votës së korruptuar dhe i njëanshëm si kiperi i traktorit në shkarkim!


Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, një ditë para zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Drenas, i ra ndër mend që të bëjë një paraqitje në rrjetet sociale, pas angazhimit të tij të drejtpërdrejtë për Partinë Demokratike të Kosovës, ku ndër të tjera tha:
Sot, proceset zgjedhore në Kosovë janë procese transparente, të drejta dhe demokratike.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe kryesuesja Valdete Daka kanë bërë një punë profesionale, të palodhshme, që i tërë procesi elektoral, para zgjedhjeve, në ditën e zgjedhjeve, por edhe pas tyre, të jetë proces i besueshëm prej të gjithë qytetarëve të Kosovës».
I përgëzoj edhe kandidatët për fushatën e dinjitetshme dhe duke iu uruar suksese secilit prej tyre, iu kërkoj që të vazhdojnë të kontribuojnë në përmbylljen e suksesshme të këtij procesi demokratik…
I ftoj që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të zgjedhur, sepse nesër ata do të tregojnë edhe një herë se fati i komunës është në duart e vetë atyre. HTH».
Presidenti Thaçi, duke se nuk e ka ndërmend të mësohet se, paraqitjet zyrtare në cilësinë e presidentit të republikës nuk janë paraqitje nëpërmjet FB.
Është koha të mësojë se në FB mund t’i plasojë qëndrimet zyrtare të përcjella prej institucionit zyrtar e jo ta shndërroj një faqe që nuk është as pronë e tij e as e Republikës së Kosovës në cilësi me atribute të tilla. Por me këtë do të merremi në ndonjë paraqitje tjetër.
Paraqitja e dytë e gabuar e Presidentit Thaçi në këtë postim është konstatimi: «Sot, proceset zgjedhore në Kosovë janë procese transparente, të drejta dhe demokratike.
Vetë reagimi i shteteve të Qunit-it para dy dite nëpërmjet ambasadorit të Britanisë së Madhe, Ruairí O’Connell, në lidhje me zgjedhjet në Drenas e demanton fuqishëm konstatimin e lartshënuar të Presidentit Thaçi.
Por demontimin më të madh Presidentit Thaçi për konstatimin në fjalë ia bën vetë Presidenti Thaçi me ekzistencën e tij në këtë institucion, duke mos e ushtruar funksionin e unitetit të popullit të Kosovës.
Presidenti Thaçi nuk e gëzon as respektin dhe as pranimin në cilësinë e presidentit të republikës as prej opozitës politike parlamentare të vendit. Në këtë rast në pyetjen se kujt i drejtohet presidenti Thaçi në FB del të jetë edhe përgjigjja e qartë në njëanshmërinë e presidentit të republikës.
Konstatimi i presidentit Thaçi se Komisioni Zgjedhor i ka marrë të gjitha kushtet që garantojnë mbarëvajtjen e procesit tregon për ‘hilen’ me paramendim të presidentit Thaçi.
Partitë politike i kanë vjedhur votat dhe vetë partia brenda vetvetes President Thaçi. Po kush e di këtë ma mirë se vet presidenti Hashim Thaçi, që ka mbet kryesisht president i zgjedhur prej votës së korruptuar./Indeksonline/