Ky është qyteti i parë që zbukurohet për pavarësi (VIDEO)

Gjilani ka zbatuar rregullat.
Qendra e qyteti është zbukuruar për festën e pavarësisë së Kosovës.
Duke mbushur sheshin me ngjyrat verdhekaltër, institucioni që drejton Lutfi Haziri implementoi rekomandimin e Asociacionit të Komunave të Kosovës për dekorimin e qyteteve në 10 vjetorin e shtetësisë, njofton Klan Kosova.
Edhe kryeqyteti ka nisur të dekorohet në 10 vjetorin e pavarësisë.
Në sheshet kryesore të Prishtinës, të enjten është punuar në këtë drejtim.