Drenas: Mbahet konsultimi publik për Draft-Planin Komunal për Menaxhimin e Mbeturinave 2023-2027

Të enjten, në sallën e Kuvendit është mbajtur konsultimi publik me qytetarë, për të diskutuar draft-Planin Komunal për Menaxhimin e Mbeturinave 2023-2027, ku para të pranishmëve është prezantuar ky dokument strategjik i komunës për të rregulluar menaxhimin e mbeturinave.

Takimin e konsultimit publik e ka hapur, Udhëheqësi i Zyrës për Komunikim me Publikun, Bekim Dobra, ndërsa para të pranishmëve ka folur drejtoresha e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Lumnije Krapi e cila ka treguar synimet dhe objektivat e komunës për miratimin dhe zbatimin e këtij plani për periudhën pesë vjeçare.

Ndërsa Shefi i DSHPE-së, Afrim Prokshi, ka bërë prezantimin ne pika të shkurtra para të pranishmëve këtë plan.

Në këtë diskutim publik, kanë marr pjesë shumë qytetarë ku edhe kanë dhënë komentet dhe sugjerimet e tyre në hartimin e këtij plani.

Për hartimin e këtij plani, është formuar Grupi Punues ku edhe ka hartuar këtë draft dokument me ndihmën edhe të GIZ-it gjerman. Draft-Plani Komunal për Menaxhimin e Mbeturinave 2023-2027 ka qenë në diskutim nga data 11.01.2023 deri më datën 25.01.2023 në tri platforma, në ueb faqen zyrtare të komunës, në platformën për konsultime publike ne kuadër të Zyrës së Kryeministrit dhe në rrjetin social Facebook, po ashtu janë dhënë edhe e-mail adresat për të pranuar komentet edhe në formën elektronike ku të gjithë qytetarët kanë pasur mundësinë të japin sugjerime e komentet e tyre në këtë dokument.

Plani Komunal për Menaxhimin e Mbeturinave, pritet të miratohet në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit të Komunës.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë