Lladrovci kërkon falje

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, kërkon falje ndaj asamblistëve për hyrjen pa paralajmërim në seancën e Kuvendit të Komunës me ambasadoren e Turqisë, Kivilcim Kiliç, derisa ishte duke u zhvilluar seanca e rregullt e mbledhjes së Kuvendit Komunal.
Më 30 Janar 2018, në vizitë zyrtare, kryetari Lladrovci ka pritur në zyre, ambasadoren turke në Kosovë, Kivilcim Kiliç, ku këtë ditë ishte duke u mbajtur edhe seanca e rregullt e Kuvendit të Komunës.
Pas takimit zyrtar, sipas protokollit, kryetari Lladrovci ka shoqëruar ambasadoren në dalje. Hyrja në mbledhje ishte e paplanifikuar më parë, por kishte për qëllim shprehje respekti ndaj legjislaturës së re të Kuvendit të Komunës dhe Ambasadores e assesi pengim të punës së Asamblesë./DrenicaOnline/