Penguan policët në detyrë, arrestohen tre meshkuj dhe u konfiskohet një armë

Zyrtarët policor i janë përgjigjur një raportimi se në një kafiteri në rrugën “Dëshmorët e kombit” në Prishtinë, ka persona të armatosur.

Atyre u është konfiskuar një armë zjarri, por të njëjtit nuk kanë përfillur zyrtarët policor duke shfaqur shenja të agresivitetit me të cilat kanë penguar Policinë e Kosovës.

Për këtë janë arrestuar këta tre persona:

A. M, mashkull, 45 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

G. S, mashkull, 34 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe

F. M, mashkull, 40 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

“Ata po mbahen në qendrën e ndalimit në Prishtinë”, njofton policia.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë