Konkursi për drejtor të QKMF-së në Drenas, ky është doktori që ka marrë më së shumti poena (Dokument)

Komisioni për shqyrtimin e konkursit dhe zhvillimin e procedurave për pozitën: Drejtor i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Drenas, ju njofton me listën përfundimtare të kandidatëve që kanë kaluar testin me shkrim dhe testin me gojë, me një numër maksimal të poenëve, transmeton DrenicaOnline.
I pari është renditur: Dr.Arbër Ismaili me gjithsej 89 poena, i dyti ka dalë Dr.Selman Mehani me 87 poena dhe i treti është Dr.Ismet Bogiqi me 85 poena.
Kandidatët e pakënaqur kanë të drejtë ankese në afatin prej 8 ditëve, në Komisionin për zgjedhjen e kontesteve dhe ankesave në Drenas, nga dita e shpalljes së rezultateve përfundimtare./DrenicaOnline/