Lladrovci: Keqbërësit me shefat e vet, duhet ta dinë se zhvillimi i komunës së Drenasit, nuk mund të ndalet!

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci përmes fotografive të postuara në Instagram ka treguar se sa shumë ka humbur Drenasi nga tërheqja e investitorëve.

Në vend se të jenë të brengosur për zhvillimin e Drenasit, përfaqësuesit e opozitës i janë gëzuar tërheqjes se pesë investitorëve, shkruan Lladrovci.

Postimi i plotë:

Drenasi humbi mbi 6 milion euro investime me mbi 200 vende të reja pune!

Dy përfaqësuesit e opozitës, kanë reaguar pas tërhejes së pesë investitorëve. Kjo tërheqje i ka gëzuar, në vend se të jenë të brengosur për zhvillimin e Drenasit.

Oferta për investime ka qenë 6.151.000 euro, me 207 të punësuar, rreth 5.600 metra katror hapësita për komunën e Drenasit dhe 11.513 euro të hyra vjetore nga dhënia e pronave në shfrytëzim si dhe punësimet shtesë në objektet publike e private.

Cili është interesi publik nëse s’ka investime, nëse nuk ka vende të reja pune, nëse nuk ia shtojmë vlerën pronave ekzistuese komunale dhe nëse nuk bëhemi tërheqës për bizneset. Për më keq, investiorët apo kompanitë fituese në shpalljen publike, nuk konsiderohen promotor të zhvillimit të qytetit.

Keqbërësit me shefat e vet, duhet ta dinë se zhvillimi i komunës së Drenasit, nuk mund të ndalet!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë