E rëndë: Humb jetën aksidentalisht biznesmeni Bedri Krasniqi nga Negrovci

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ku ka humbur jetën aksidentalisht Bedri Krasniqi, pronar i fabrikës së plastikës në Negroc.

Lajmi për vdekjen e tij ka pikëlluar familjarët, miqtë dhe të njohurit, ndërsa Bedri Krasniqi njihej si një biznesmen i përkushtuar dhe i respektuar nga të gjithë.

Rrethanat e plota të rastit ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa familja dhe të afërmit po përballen me dhimbjen e humbjes së tij të parakohshme.

Ngushëllime familjes Krasniqi, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën të ndjerin. Qoftë i përhershëm kujtimi për të.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë