Tragjedia në Majac/ Ndërron jetë 31-vjeçarja Ardita Gashi

Ka ndërruar jetë 31-vjeçarja Ardita Gashi nga fshati Majac i Podujevës, si pasojë e plagëve të rënda që kishte marrë më herët.

Vdekjen e saj për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësja për informim në QKUK, Mirlinda Qyqalla.

“Përkundër përpjekjeve të stafit mjekësor, 31-vjeçarja Ardita Gashi nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të rënda,” ka thënë Qyqalla.

Rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende nën hetim nga autoritetet kompetente.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë