Vlora Çitaku: Këngët e Ilir Shaqirit më bëjnë të qaj

Ish-ambasadorja Vlora Çitaku ka folur për raportin e saj me muzikën, duke zbuluar edhe anën më emocionale të saj.

Gjatë një interviste në emisionin e mëngjesit në T7, Çitaku ka treguar se këngët patriotike të Ilir Shaqirit zgjojnë emocione të forta tek ajo, deri në atë pikë sa shpesh e bëjnë edhe të qajë.

“Dëgjoj këngë patriotike… kur i dëgjoj këngët e Ilir Shaqirit, më prekin shumë”, është shprehur ajo.

Po ashtu, ajo ka treguar se ka raport miqësor me këngëtarin e njohur Yll Limani, për të cilin u shpreh se e ka mik të mirë. 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë