Vrasja e rëndë në Bokshiq të Klinës, Prokuroria: Arrestohet i dyshuari
Sot në fshatin Bokshiq të Klinës, një person rreth 50-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një vrasjeje.
Trupi i viktimës do të dërgohet në IMK për obduksion.
Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, për Sinjalin njoftoi se personi i dyshuar është arrestuar, ndërsa hetimet po vazhdojnë në koordinim me Policinë e Kosovës dhe Drejtorinë Rajonale të Hetimeve për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
“Ka ndodhur një vrasje në fshatin Bokshiq të Klinës ku si pasojë ka humbur jetën një person i moshës rreth 50-vjeçare Në vendin e ngjarjes ka dalë Policia e Kosovës, njëkohësisht edhe Prokurori i Krimeve të Rënda. Personi i dyshuar është arrestuar, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i i viktimës do të dërgohet në IMK për obduksion. Gjithashtu janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore në koordinim tëp lotë me Policinë e Kosovës dhe Drejtorinë Rajonale të Hetimeve në Pejë për t’i ndriçaur të gjitha rrethanat e kësaj çështjeje penale”, ka deklaruar ai.

