Tragjedia në Klinë/ Vdes personi që u plagos me armë

Si pasojë e të shtënave me armë zjarri, një person ka humbur sot jetën.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në fshatin Bokshiq të Klinës.

Burime të IndeksOnline pohojnë se incidenti dyshohet të ketë ndodhur mes dy vëllezërve, teksa arma nuk dihet nëse u shreh aksidentalisht apo me qëllim.

F.I., i plagosur nga plumbi, u dërgua me urgjencë dhe në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin e Pejës.

Fatkeqësisht, viktima nuk iu bëri ballë plagëve të marra.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë