Tragjedi në Bokshiq/ Ky është viktima që u qëllua për vdekje, i dyshuar vëllai i tij

Faruk Isufi ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga të shtënat me armë zjarri në fshatin Bokshiq të Klinës, bëjnë të ditur burime të IndeksOnline.

Të njejta burime tutje bëjnë me dije se në drejtim të viktimës është qëlluar 4 herë radhazi.

Ai fillimisht u trajtua në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë, ndërsa më pas u dërgua me urgjencë në Spitalin e Pejës, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.

I dyshuar për të shtënat është vëllai i viktimës.

Autoritetet ende nuk kanë dhënë detaje zyrtare, ndërsa hetimet janë duke vazhduar./IndeksOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë