Të shtëna me armë në Klinë: Vëllai e plagosi vëllain
Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur sot në fshatin Bokshiq të Klinës.
Incidenti me armë zjarri ka rezultuar me një person të plagosur.
Burime të IndeksOnline pohojnë se një person dyshohet se ka plagosur me armë vëllain e tij.
Sipas burimeve, nuk dihet nëse incidenti ishte rezultat i ndonjë aksidenti apo konflikt i çastit.
Viktima raportohet të jetë bartur me autoambulancë drejt Spitalit të Pejës dhe raporothet të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore.
IndeksOnline ka kontaktuar policinë dhe do t’iu mbajë të informuar për rastin.


