Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Isuf Selmanaj

Ka ndërruar jetë veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Isuf Selmanaj. Lajmin e bëri të ditur vëllai i tij, Rasim Selmanaj.

Ceremonia e varrimit të Isuf Selmanajt do të mbahet të dielën, më 22 mars, nga ora 13:00, në varrezat familjare në Gllogjan të Deçanit.

“Lamtumirë vëlla! Pas një sëmundje të shkurtër, është ndarë nga jeta, vëllau im, baca i madh, djali i madh i Muhamet Alisë, Isuf Selmanaj. Jemi krenar që të kishim BACË, faleminderit që na le trashëgimi pafund, të nderit e burrnisë. Në vitin 1981, pushtetit komunist sikur nuk i mjaftonte burgosja e pothuajse krejt vëllezërve dhe leqitja e babait tonë Muhamet Alisë, regjimi i asaj kohe të largoi edhe ty nga puna, por ti nuk u ligshtove, e ne të gjithë bashkë qëndruam vertikalisht përballë regjimit fashist Jugosllav. Prehu në paqe, vëlla i dashur! Varrimi: data 22 mars (e diel), ora 13:00 në Gllogjan të Deçanit, te varrezat familjare.”

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë