Ish-futbollisti i KF Dukagjinit dyshohet për vrasjen e vëllait në Klinë
Faruk Isufi nga Klina ka ndërruar jetë pas të shtënave me armë zjarri në fshatin Bokshiq.
Për vrasjen dyshohet vëllai i tij, Jetmiri Isufi, ish-futbollist i KF Dukagjinit, pas një mosmarrëveshjeje verbale.
Rasti për Sinjalin është konfirmuar nga policia e Pejës, ndërsa njësitet hetimore po vazhdojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
“Rreth orës 15:10 policia është njoftuar se, pas një fjalosjeje mes dy vëllezërve, njëri nga ta e qëlloi tjetrin me armë. Viktima u dërgua në emergjencën e Klinës, e më pas u bart drejt Spitalit të Pejës. Pak para se të nisej në drejtim të QKUK-së për tretman mjekësor, viktima fatkeqësisht ndërroi jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet relevante të policisë dhe Prokurorisë, të cilat po vijojnë me procedurat hetimore” deklaroi Gashi.

