Drenicasi Mërgim Gjinovci shpallet kampion i trefishtë i Kosovës në golf

Federata e Golfit të Kosovës ka njoftuar se golfisti nga Drenica, Mërgim Gjinovci, ka shënuar një tjetër sukses të madh, duke e përmbyllur Kampionatin si kampion i vitit 2025.

Gjinovci e nisi garën si kampion i dyfishtë, ndërsa në përfundim arriti të rrumbullaksojë suksesin e tij me titullin e tretë kampion të Republikës së Kosovës në golf, transmeton portali DrenicaOnline.

Aktualisht, ai ka nisur përgatitjet për sezonin 2026, ku do të qëndrojë për një javë në Irlandë, në kuadër të përgatitjeve për Kampionatin Evropian “European Teamshield 2026”, që do të mbahet në Maltë./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë