Gruda: Kurti është dehur nga pushteti!

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda ka folur rreth legalizimit të institucioneve paralele në vend, me ç’rast u larguan edhe masat e BE-së ndaj Kosovës.

Në emisionin “DPT te Fidani”, Gruda këtë zhvillim e quajti cenim të integriteti të Kosovës, transmeton Klankosova.tv.

“Fakti që Kurti me marrëveshje i njeh dokumentet e lëshuara nga struktura paralele, struktura ilegale, kjo e cenon integritetin e Kosovës”, u shpreh deputeti.

Nga ana tjetër, Grua deklaroi se kryeministri Albin Kurti, sipas tij, është dehur nga pushteti.

“Mendoj që i ka ndodhur një diçka që i ndodh edhe politikanëve të tjerë, dehja nga pushteti. Pushteti i madh mesa duket ia ka verbëruar shikimin politik. Unë e shoh ashtu”.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë