Sami Lushtaku ngushëllon për vdekjen nga aksidenti të profesor Miftar Lushtakut
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka shprehur pikëllimin e tij për ndarjen nga jeta të profesor Miftar Lushtakut, duke e cilësuar atë si një figurë të respektuar dhe të çmuar në shoqëri, transmeton portali DrenicaOnline.
Lushtaku theksoi se profesori Miftar do të kujtohet përherë për përkushtimin e tij të palodhur ndaj dijes dhe edukimit të brezave, të cilët i formoi me urtësi dhe profesionalizëm.
Ai gjithashtu vlerësoi lart kontributin e tij si arsimtar dhe si njeri me vlera të mëdha njerëzore, duke shtuar se profesori kishte besim dhe devotshmëri të theksuar.
Në fund, kryetari Lushtaku u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën, duke thënë se kujtimi për të do të mbetet i përjetshëm./DrenicaOnline/

