Policia kërkon ndihmë për identifikimin e një të dyshuari për grabitje
Policia e Kosovës, përkatësisht Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar.
Sipas njoftimit, i dyshuari që shihet në pamje kërkohet për përfshirje në veprën penale të grabitjes.
Autoritetet u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve që posedojnë çfarëdo informacioni që mund të ndihmojë në identifikimin e tij, të kontaktojnë policinë në numrin 192 ose përmes emailit zyrtar.
Policia thekson se bashkëpunimi i qytetarëve është thelbësor për zbardhjen e rasteve të tilla dhe sjelljen e të dyshuarve para drejtësisë.

