Viktima në Skenderaj është profesori Lushtaku
Një këmbësor është goditur për vdekje nga një veturë në orët e mbrëmjes në Skenderaj.
Bëhet e ditur se i vdekur ka mbetur profesori nga Skenderja, Miftar Lushtaku.
“Profesori Miftar Lushtaku ka humbur jetën pasi u godit nga një makinë në orët e mbrëmjes në Skenderaj”, thuhet në njoftim. /IndeksOnline/

