Lushtaku ngushëllon familjen Bajrami: Humbje e rëndë për të gjithë ne

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka shprehur dhimbjen e tij për ndarjen tragjike nga jeta të bashkëkombasit Pajtim Bajrami nga Klina e Poshtme, i cili humbi jetën në vendin e punës në Vjenë të Austrisë, transmeton DrenicaOnline.

Lushtaku ka theksuar se kjo humbje e rëndë prek të gjithë, duke lënë një boshllëk të madh në familje, shoqëri dhe te të gjithë ata që e kanë njohur të ndjerin.

Ai gjithashtu u ka shprehur ngushëllime të sinqerta familjes Bajrami, si dhe familjeve të tre bashkëkombasve të tjerë që humbën jetën në të njëjtën tragjedi, duke shtuar se ndan dhimbjen me ta në këto momente të rënda./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë