Kjo është punishtja në Vjenë ku vdiqën tragjikisht katër punëtorët nga Kosova – pamje

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në një kantier ndërtimi në lagjen Alsergrund të Vjenës.

Sipas raporteve fillestare, tragjedia ndodhi gjatë punimeve të betonit, ku janë thyer skelat dhe disa punëtorë kanë rënë në oborrin e një ndërtese të vjetër, raportojnë mediat austriake.

Numri i punëtorëve të zënë nën gërmadha është pesë, ku katër prej tyre janë nga Kosova.

Një nga viktimat është identifikuar si Pajtim Bajrami, dhe vdekjen e tij e kanë konfirmuar familjarët.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë