I mituri kapet me armë në Drenas

Një i mitur është shoqëruar në stacionin policor, pasi gjatë një kontrolli nga policia në fshatin Terstenik të Drenasit, tek ai është gjetur dhe sekuestruar një armë me gaz.

Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur më 16 mars 2026 rreth orës 13:10, transmeton DrenicaOnline.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, rasti është liruar në procedurë të rregullt./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë