Familja Xhota vazhdon humanizmin: Dhurohen mijëra kilogramë ndihma për familjet në nevojë

Shoqata Bëmirëse “Jetimat e Ballkanit” ka shprehur mirënjohje të thellë për familjen Xhota nga Drenica, e cila po vazhdon të japë kontribut të jashtëzakonshëm në ndihmë të familjeve me kushte të vështira ekonomike.

Së fundmi, Xhevat Xhota ka dhuruar 10,000 kilogramë miell, 2 paleta vaj dhe 1 paletë me qepë për këtë shoqatë humanitare, duke dëshmuar edhe një herë solidaritetin dhe përkushtimin ndaj atyre që kanë më shumë nevojë, transmeton portali DrenicaOnline.

Ndërkohë, vetëm një ditë më parë, Bashkim Xhota ka shpërndarë 400 pako ushqimore si dhe rreth 22,500 kilogramë miell, që përkthehen në afro 900 thasë, të cilat do të shpërndahen për familjet në nevojë.

Familja Xhota konsiderohet si një ndër kontribuueset e vazhdueshme në aktivitete bamirësie, duke dhënë shembull të fuqishëm të humanizmit në komunitet.

Për këtë kontribut, kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Drenas, Valon Bequku, ka falënderuar familjen Xhota, duke vlerësuar lart angazhimin dhe ndihmën e tyre të pandërprerë për qytetarët në nevojë./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë