Aksidenti fatal në Skenderaj, policia jep detajet e fundit
Një aksident me pasoja tragjike ka ndodhur në Skenderaj, ku një person ka humbur jetën pasi është goditur nga një veturë.
Lajmi është konfirmuar për DrenicaOnline nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili bëri të ditur se viktima është rreth 74 vjeç.
Sipas tij, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në stacionin policor për procedura të mëtejme, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, përfshirë hetuesit e trafikut.
Policia është duke zhvilluar hetime për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat që çuan në këtë aksident fatal.

