Aksident me fatalitet në Skenderaj, vetura godet për vdekje një këmbësor

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutash në Skenderaj, afër xhamisë “Shaban Jashari”, ku një veturë ka goditur një këmbësor, shkruan DrenicaOnline.

Sipas burimeve, viktima, një profesor i njohur ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes si pasojë e plagëve të marra.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke u marrë me rastin.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë