Sejdi Hoxha lutet për lirimin e krerëve të UÇK-së në Natën e Kadrit
Zyrtari i PDK-së, Sejdi Hoxha, ka reaguar në Natën e Kadrit me një mesazh lutjeje dhe shprese për lirimin e krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë, transmeton portali DrenicaOnline.
Ai u shpreh se në këtë natë të shenjtë besimtarët luten që Zoti t’i pranojë lutjet dhe të sjellë drejtësi për ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Në këtë natë të madhe të Kadrit, lutemi që Zoti t’i pranojë lutjet tona dhe të sjellë drejtësi në lirimin e krerëve të UÇK-së në Hagë”, ka shkruar Hoxha.
Mesazhi i tij është shpërndarë në rrjete sociale pikërisht në një nga netët më të rëndësishme të muajit të Ramazanit për besimtarët myslimanë./DrenicaOnline/

