Një person i vrarë dhe një i plagosur në Gjakovë

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri që ndodhën në orët e hershme të mëngjesit në Gjakovë, transmeton portali DrenicaOnline.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 05:30 në rrugën “Vëllezërit Frashëri”, ku dy persona meshkuj, të moshës madhore, janë qëlluar me armë zjarri.

Si pasojë e plagëve të marra, njëri prej tyre ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor. Personi tjetër ka mbetur i plagosur dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Zëdhënësi i Policisë Rajonale në Gjakovë, Shermet Elezi, ka bërë të ditur se njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe për rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit.

Policia ka nisur hetimet dhe po ndërmerren veprimet e nevojshme për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti të rëndë./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë