Aksident trafiku në rrugën Drenas-Komoran, përfshihen katër vetura (VIDEO)

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën Drenas–Komoran, afër vendit ku po ndërtohet rrethi në Zabel të Ulët, transmeton DrenicaOnline.

Sipas informacioneve të para, në aksident janë përfshirë katër vetura, ndërsa dy prej tyre janë përplasur drejtpërdrejt mes vete.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë së Kosovës, të cilat po merren me rastin dhe po rregullojnë qarkullimin në këtë pjesë të rrugës.

Përveç dëmeve të mëdha materiale, ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar nga ky aksident.

DrenicaOnline do t’ju mbajë të informuar për rastin…

VIDEO

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë