Tentim vrasje në Fushë Kosovë, sekuestrohen armë e fishekë
Policia e Kosovës në raportin e saj 24-të orësh ka bërë të ditur se është arrestuar një person.
Sipas policisë i njëjti pas një mosmarrëveshje është përleshur fizikisht dhe me pas ka qëlluar me armë në drejtim të viktimës mashkull kosovar.
Gjatë përleshjes fizike dy personat kanë marrë lëndime, ku i dyshuari pas tretman mjeksorë është liruar, kurse viktima mbetet për tretman të mëtutjeshëm.
Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar, arma e zjarrit (pistoleta me gaz), 1 karikator, 10 fishekë me gaz dhe 3 gëzhoja me gaz, po ashtu dhe nga canta e të dyshuarit janë konfiskuar edhe 10 fishekë të tjerë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari dergohet në mbajtje.

