Një vit nga takimi i fundit i Hashim Thaçit me babanë e tij

Sot, më 13 mars janë bërë një vit nga vizita e fundit e ish-presidentit Hashim Thaçi me babanë e tij, Haxhi Thaçin.

Para se Hashim Thaçi të arrinte në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, hetuesit dhe zyrtarët e angazhuar nga Haga, inspektuan nga afër krejt terrenin.

Ish-presidenti i Kosovës po vinte për ta parë nga afër babanë e tij të sëmurë, i cili po trajtohet në spital për të tretën herë radhazi brenda vitit, pas sulmeve në tru e problemeve me veshkë, njofton Klankosova.tv.

E veç tri ditë më vonë, babai i ish-kryeministrit vdiq, ndërsa Thaçit nuk iu lejua të vinte në varrimin e prindit të tij,

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë