Donika Gërvalla viziton Qendrën për Promovimin e Drejtave të Grave në Drenas

Qendra për Promovimin e Drejtave të Grave (QPDG) ka mirëpritur në zyrat e saj Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Drejtësisë, Donika Gërvalla.

Gjatë vizitës, drejtoresha e QPDG-së, Kadire Tahiraj, e njoftoi ministren Gërvalla me punën e përditshme të qendrës, sfidat me të cilat përballen të mbijetuarat dhe nevojat urgjente për mbështetje, drejtësi dhe mbrojtje.

Në këtë takim, të mbijetuarat patën mundësinë të ndajnë historitë dhe përvojat e tyre, duke paraqitur edhe kërkesat dhe sfidat me të cilat përballen. Sipas QPDG-së, këto rrëfime rikujtojnë se çdo përpjekje dhe çdo mbështetje është thelbësore për t’i ndihmuar ato të rimarrin dinjitetin dhe besimin në të ardhmen.

Nga kjo qendër u theksua se takimi shërben për të forcuar më tej angazhimin e përbashkët për ndërtimin e një shoqërie ku mbrojtja, drejtësia dhe respekti për çdo të mbijetuar të jenë realitet.

Sipas QPDG-së, përmes dialogut dhe veprimeve konkrete mund të bëhet ndryshimi që çdo i mbijetuar e meriton.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë