Sokol Bashota uron për fitore kryetarët e Drenicës

Ish-kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota, ka vizituar dhe uruar për fitoren dy kryetarët e komunave të Drenicës, Sami Lushtaku në Skenderaj dhe Ramiz Lladrovci në Drenas.

Bashota ka bërë të ditur se kishte kënaqësinë dhe nderin t’i vizitojë për t’ua uruar fitoren, duke theksuar se përveç përgjegjësive që mbajnë sot si udhëheqës të komunave, ata mbeten për të edhe bashkëluftëtarë të orëve të para të Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Ai uroi që besimi i marrë nga qytetarët të shoqërohet me punë dhe përkushtim në shërbim të qytetarëve dhe zhvillimit të vendit.

“Uroj që puna dhe përkushtimi i tyre të vazhdojnë në të mirë të qytetarëve dhe zhvillimit të vendit tonë. Suksese në detyrën dhe rrugëtimin tuaj!”, ka shkruar Bashota.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë