Rrjeti i marketeve “Lider Market” zgjerohet, hap pikën e re në Fushë Kosovë
Rrjeti i marketeve Lider Market, i njohur për praninë e tij në rajonin e Drenicës, ka zgjeruar aktivitetin duke hapur një pikë të re edhe në Fushë Kosovë.
Me rastin e hapjes së madhe, drejtuesit e marketit kanë falënderuar qytetarët që morën pjesë në inaugurimin e pikës së re, duke theksuar se prezenca dhe energjia e tyre e bënë këtë moment edhe më të veçantë.
“Faleminderit nga zemra të gjithëve që na u bashkuat në hapjen e madhe të pikës sonë më të re të Lider Market. Ne jemi këtu për t’ju shërbyer me cilësinë më të lartë dhe ofertat më të mira, sepse ju jeni liderët tanë”, thuhet në njoftimin e tyre.
Pika e re e marketit është hapur në Rrugën “Gjergj Fishta” në Fushë Kosovë, ku qytetarët do të kenë mundësi të gjejnë produkte të ndryshme me oferta dhe shërbime për blerje të përditshme.
Nga kompania bëhet e ditur se dera e marketit është e hapur çdo ditë për konsumatorët në lokacionin e ri.




