5 mijë blloka falas nga “Vëllezërit Geci” për projektin e Esat Shalës në Krajkovë

Arkivuesi i krimeve të kryera gjatë luftës, Esat Shala, i cili në vendlindjen e tij , në Krajkovë të Drenasit, ka nisur ndërtimin e një muzeu të luftës 1998/99, ka njoftuar për një donacion të ri që do të ndihmojë në realizimin e këtij projekti.

Sipas tij, Fabrika e bllokave “Vëllezërit Geci” nga Llausha e Skenderajt ka dhuruar 5,000 blloka për ndërtimin e muzeut, transmeton portali DrenicaOnline.

Ky donacion pritet të ndihmojë në vazhdimin e punimeve për ngritjen e muzeut, i cili synon të ruajë dhe dokumentojë kujtesën e luftës së viteve 1998–1999 dhe krimet e kryera gjatë asaj periudhe./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë