Kuvendi Komunal i Drenasit miraton paraprakisht dhënien e pronave në shfrytëzim afatgjatë deri në 99 vite
Kuvendi i Komunës së Drenasit ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt.
Mbledhja u zhvillua sipas këtij rendi të ditës:
Procesverbali i mbledhjes së Kuvendit Komunal i datës 30.01.2026.
Plani i punës së KKSB-së për vitin 2026.
Propozim-vendim për miratimin e Planit Lokal të Veprimit në Mjedis 2025–2029.
Propozim-vendim për miratimin e Planit Lokal për Strategjinë e Cilësisë së Ajrit 2025–2029.
Miratimi i raportit përfundimtar të komisionit për vlerësimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera.
Propozim-vendim për formimin e komisionit për shqyrtimin e kërkesave dhe ankesave të palëve për emërtimin e rrugëve, rrugicave dhe vendeve të tjera publike në Komunën e Drenasit.
Propozim-vendim për miratimin paraprak të vendimit për dhënien në shfrytëzim afatgjatë (deri në 99 vite) të pronave të paluajtshme të Komunës së Gllogocit personave fizikë dhe juridikë.
Të ndryshme.
Të gjitha pikat e rendit të ditës u diskutuan, ndërsa ato që ishin për miratim, morën votat e nevojshme.
Në kuadër të Pikës 6, u miratua formimi i komisionit për shqyrtimin e kërkesave për emërtimin e rrugëve dhe hapësirave publike, me këtë përbërje:
Ekrem Elshani – PDKRLL
Qendresë Xhema – PDKRLL
Artian Krasniqi – PDK
Pajtime Berisha – PDK
Xhavit Drenori – LVV/Green
Debatin më të gjerë e mori Pika 7, që kishte të bënte me miratimin paraprak për dhënien në shfrytëzim afatgjatë deri në 99 vite të pronave të paluajtshme të Komunës së Gllogocit.
Kjo pikë u miratua me:
15 vota pro
12 vota kundër
0 abstenime
Vendimi për pronat komunale pritet të pasohet me procedura të mëtejshme administrative dhe ligjore, sipas legjislacionit në fuqi.


