Tragjedi në Rahovec – një person gjendet pa shenja jete në një shtëpi, trupi i dërgohet për obduksion
Një ngjarje e rëndë është raportuar më 4 shkurt 2026 në Rahovec, ku një person është gjetur pa shenja jete në një banesë në rrugën “Halil Hamza”.
Rasti është paraqitur rreth orës 08:30 në Stacionin Policor në Rahovec nga një familjar, i cili ka njoftuar se gjatë vizitës tek kushëriri i tij, i cili jetonte i vetëm, i ka gjetur të shtrirë pa shenja: H. M. rreth 86 vjeç.
Në vendin e ngjarjes ka dalë mjeku kujdestar, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Burime të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë të ditur se, pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit dhe Prokurorin kujdestar për krime të rënda, rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa është urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave dhe shkakut të vdekjes.
Trupi është transportuar drejt IML-së në Prishtinë, ndërsa rasti për hetime të mëtejshme i është dorëzuar Sektorit Rajonal të Hetimeve në kuadër të DRP Gjakovë.
Hetimet janë në vazhdim.


