Sherr në Arllat, dy persona të arrestuar, konfiskohet edhe një thikë

Një rast i lëndimit të rëndë trupor dhe armëmbajtjes pa leje është raportuar në fshatin Arllat të Drenasit, transmeton portali DrenicaOnline.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 28 janar 2026 rreth orës 13:00, pas një mosmarrëveshjeje mes disa personave.

Dy të dyshuar meshkuj kosovarë dyshohet se kanë sulmuar fizikisht një viktimë mashkull kosovar, i cili si pasojë e lëndimeve ka pranuar tretman mjekësor.

Policia bën të ditur se gjatë ndërhyrjes është konfiskuar një mjet i mprehtë (thikë) nga njëri prej të dyshuarve.

Me vendim të prokurorit të rastit, të dyshuarit janë arrestuar më 29 janar 2026 dhe janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë